FOTO/ Sopoti përçan PS në Librazhd. Sokol Skura akuzon për grabitje fondesh, vëllai Taulant Ballës i hidhet në sulm

Kanë plasur sheshit akuzat dhe aferat që bëjnë drejtuesit e Bashkisë së Librazhdit ndaj deputetit të zonës Taulant Balla me stadiumin e këtij qyteti i lënë në harresë prej vitesh. Më herët Taulant Balla është akuzuar për grabitjen e 200 milion lekëve të projektit të stadiumit.

Me anë të një statusi në rrjetet sociale ai që jua plas në fytyrë të vërtetën e stadiumit është antari i këshillit në Bashkinë e Librazhdit nga radhës e PS Sokol Skura.

Skura ka qënë dhe kandidat për deputet në listat e PS për qarkun Elbasan në zgjedhjet e 2013.

Në zgjedhjet vendore të 2015 emri i Skurës u përfol si më i mundshmi për të qënë si kanditat nga radhët e PS për Bashkinë por që në fund Taulanti zgjodhi servilin më besnik të tij, kryetarin aktual Kastriot Gurra.

Gjatë asaj kohe por edhe më pas emri i Gurrës ka qënë tejet i përfolur për afera të ndryshme korruptive si kur ka qënë drejtor i Aluizni në Elbasan, po ashtu edhe në krye të Bashkisë.

Në statusin e tij, Skura e akuzon drejtpërdrejt kryetarin aktual si keq menaxhues të ekipit të Sopotit i cili lufton për mbijetesën në kategorinë e parë. Fondet për ekipin e Sopotit janë tjetërsuar dhe ju është ndryshuar destinacioni dhe kjo ka bërë që ekipi të katandiset këtu ku është.

Lojtarët që vuajnë për të marrë rrogat, kamerunas që dalin nëpër media se kanë muaj pa u ushqyer nga ekipi dhe një stadium që është premtuar që para katër vitesh dhe është lënë më keq se cfarë ka qënë.

Si një djalë Librazhdi dhe një kontribues në atë klub më vjen shumë keq që shoh kaq paaftësi tek drejtuesit aktualë që kanë dashur edhe ta kalojnë ekipin në një drejtori të thjeshtë për zyrat e bashkisë.

Prej dy vitesh si antar këshillit bashkiak me antarët e tjerë kemi miratuar buxhetin prej disa qindra milion lekë për sportin dhe stadiumin e këtij qyteti por punimet skanë filluar dhe parave ju është ndryshuar destinacioni. I bëj thirrje drejtuesve, kryetarit të bashkisë që të menaxhojnë si duhet ekipin dhe të bëjnë stadiumin që ekipi të kthehet në qytetin e tij.

Replika të ashpëra në komente të statusit ka bërë vëllai o deputetit Taulant Balla duke e qujtur shumë të 'vockël' Skurën dhe i kërkonte që të mos bënte statuse sipas mendjes dhe masturbimit të tij politik.

Librazhdasit kanë disa vite që vuajnë sa në një stadium në një tjetër ndërsa deputeti Balla sa herë vjen në Librazhd premtimin e tij të parë stadiumin ka. Se ku shkojnë dhe se si menaxhohen fondet në buxhetin e bashkisë këtë askush smund ta thotë.