Irena Gjoka miraton kërkesën e SPAK: Berisha në arrest shtëpiak, Shqipëria e Ramës bëhet si Rusia e Putinit

Në kohën që Edi Rama po fliste live për sukseset e qeverisë së tij, Gjykata e Posaçme miratoi kërkesën e SPAK që e vendos liderin e opozitës, Sali Berisha në arrest shtëpiak.

Kjo do të thotë se Shqipëria i rreshtohet vendeve të tjera si Rusia, Bjellorusia dhe Irani, ku lideri i opozitës burgoset.

Masa e arrestit do të shoqërohet me mbikëqyrje policore dhe pengim të komunikimit me persona të tjerë, në shkelje skandaloze të ligjit dhe të drejtave të njeriut.

Vendimi u dha nga gjykatësja Irena Gjoka, e cila ishte shkarkuar nga Sali Berisha kur ky i fundit ishte president dhe kryetar i Këshillit të Lartë të Drejtësisë.

Por pavarësisht konfliktit të interesit, Gjoka nuk dha dorëheqje.