", "author": { "@type": "Organization", "name": "Syri Net" }, "publisher": { "@type": "Organization", "name": "Syri Net", "logo": { "@type": "ImageObject", "url": "/public/syri/images/logo_png.png", "width": 100, "height": 34 } }, "image": { "@type": "ImageObject", "url": "/uploads/syri.net/images/2023/December/30/auto_vrasja-e-gazetareve1703924045.jpg", "width": 900, "height": 506 } }

Bombardimet izraelite vrasin gazetarin dhe familjen e tij në kampin e refugjatëve Nuseirat

Gazetari i Al Quds, Jabr Abu Hadros dhe gjashtë anëtarë të familjes së tij janë vrarë në një bombardim izraelit që synoi shtëpinë e tij në kampin e refugjatëve Nuseirat në Gaza qendrore, shkruan AlJazeera

Sipas Zyrës së Qeverisë për Media në Gaza, gjithsej 106 gazetarë janë vrarë në Gaza që nga fillimi i luftës.

Një korrespondent i Al Jazeera raporton se forcat izraelite kanë bombarduar qendrën e kampit të refugjatëve Jabalia në Gazën veriore.

Forcat izraelite janë përpjekur të marrin kontrollin e Jabalias, por ata po përballen me rezistencë të fortë nga luftëtarët palestinezë.