Presidenti Trump nuk e dinte kush e dërgoi informacionin sekret që i tha Rusisë

Presidenti i SHBA Donald Trump nuk e dinte se kush ishte burimi i informacionit sekret, të cilin ia tha ministrit të Jashtëm rus gjatë takimit që pati me të disa ditë më parë. Kështu ka deklaruar Shtëpia  Bardhë përmes këshilltarit amerikan të sigurisë, McMaster.

Në një konferencë shtypi, ai pranoi se Presidenti Trump e kishte ndarë informacion e Inteligjencës me diplomatin rus në Zyrën Ovale, por nuk e dinte se kush e kishte dërguar.

“Presidenti nuk ishte i vetëdijshëm nga kishte ardhur ky informacion dhe nuk u informua për burimet dhe metodat”, tha McMaster gjatë konferencës së shtypit.

Informacioni sekret ka lidhje me grupin terrorist të Shtetit Islamik dhe ishte siguruar nga Inteligjenca e SHBA përmes Inteligjencës së një vendi partner të Amerikës.

Ky informacion kishte ardhur nga Lindja e Mesme, por nuk përmendet se për cilin vend bëhet fjalë, Shërbimi Inteligjent i të cilit kishte siguruar informacionin konfidencial. /SYRI.net/