A e dini se cili personazh i famshëm është vogëlushja në foto?

Kate Middleton ka ndarë kujtime nga një epokë tjetër, 40 vjet më parë. Princesha e Uellsit ngarkoi një foto të adhurueshme të saj nga Krishtlindjet e vitit 1983, kur ishte pothuajse dy vjeç.

Qëllimi ishte të promovonte fushatën e saj #ShapingUs, e cila, siç vëren ajo, “ka të bëjë me rëndësinë jetike të viteve tona të hershme dhe rolin që ata rreth nesh luajnë në formësimin e pjesës tjetër të jetës sonë”.

Kujtojmë që Kate Middleton ka lindur më 9 janar 1982, në Spitalin Royal Berkshire në Reading.