Një ndër FOTOT më të famshme të historisë: ‘Thashë se i ranë thithkat në tavolinë’

Kjo është një nga fotot më të famshme në botën e showbizit.

Aktorja italiane Sophia Loren i ka ngulur sytë tek gjoksi i koleges së saj, amerikanes Jayne Mansfield.

Ylli i Hollivudit njihej për të tilla ekspozime.

Por çfarë po mendonte në atë kohë Sophia Loren?

“Ia ngula sytë thithkave dhe kisha frikë se mos do i binin në pjatë,” ka treguar aktorja 57 vjet më pas, në një intervistë.

Fotoja u realizua në një pritje të organizuar për Sophia Loren.

Aktorja thotë se i kanë kërkuar shpesh që të lërë autograf në foto, por nuk e ka bërë kurrë, edhe për respekt të koleges, që është shuar në moshën 34-vjeçare.