Shqipëria në zi për 16-vjeçaren që humbi jetën në spital, Edi Rama vazhdon propagandën

“Kush ka sy le të shikojë dhe le ta mendojë ku ishim 3 vjet e gjysëm me parë, edhe pse kemi ende shumë, më shumë punë për të ndërtuar”- ky është postimi i Edi Ramës dy orë më parë në rrjetin e tij social për të promovuar arritjet e tij në shëndetësi.

Postimi shoqërohet nga një video gjatë inspektimi të djeshëm të spitalit rajonal të Shkodrës.

Por ndërsa e gjithë Shqipëria po mban zi për një 16 vjeçare që humbi jetën pas një operacioni në një spital privat në Tiranë, vetëm ai, vetëm kryeministri i Shqipërisë nuk e ka aspak problem që të vijojë propagandën e tij morbozë për një nga dështimet e tij më spektakolare që është sistemi shëndetësor.

Ndërsa sot shqiptarët qajnë fatin e tyre të zi dhe që sot nuk dinë në cilin spital ta përplasin kokën e tyre qoftë edhe për një operacion banal, vetëm Edi Rama nuk e ka për gajlje të postojë në të njëjtën ditë mashtrimet e tij elektorale nën moton “çmë duhet mua se çfarë bëj unë”.