Arben Frroku do ekstradohet në Shqipëri, i dënuar me burgim të përjetshëm

Gjykata e Holandës ka vendosur ekstradimin për në Shqipëri të Arben Frrokut, i dënuar me burgim të përjetshëm nga autoritetet shqiptare.

Frroku është dënuar nga Gjykata e Apelit me burg përjetë për vrasjen e komisarit Dritan Lamaj në shkurt të 2013.

Pas një kalvari gjyqësor, në Prill të 2015-s Arben Frroku u shpall i pafajshëm nga Gjykata e Krimeve të Rënda.

Pasi doli nga qelia, Frroku u largua nga Shqipëria ditën që Apeli i Krimeve të Rënda rrëzoi vendimin e Shkallës së Parë dhe vendosi dënim me burgim të përjetshëm për Arben Frroku.

Ky i fundit u kap në Holandë me pasaportë false disa muaj më vonë. /SYRI.net/