Ja llogaritë si shpallet kampion Skenderbeu

Përballja në “Zeqir Ymeri” mes Kukësit dhe Skënderbeut do të jetë një “finale” e vërtetë pasi pothuajse do të vendoset titulli kampion në Superiore.

Llogaritë janë disi më të thjeshta për Skënderbeun, me pak fjalë i duhet t’i fitojë të dyja përballjet e mbetura, cka do të thotë se nuk ka nevojë të shohë rezultatet e rivalëve.

Nëse humbet me Kukësin i ka thënë lamtumirë titullit duke abdikuae që në javën e parafundit pasi diferenca me kreun do të shkonte 4 pikë. Nëse barazon në Zeqir Ymeri, atëherë për të shpresuar titullin Skënderbeut i duhet të fitojë ndaj Partizanit duke shpresuar që Kukësi të mos fitoje në ndeshjen e fundit me Luftëtarin.