Juristja e njohur – Kadaresë: Dy fjalë për Voltanën të lutem, apo...

Juristja dhe ish-kryetarja e AMA-s Endira Bushati ka kërkuar nga shkrimtari Ismail Kadare që të reagojë për ofendimin që Kryeministri Edi Rama i bëri dje kryebashkiakes së Shkodrës Voltana Ademi.

Në një status në Facebook, Endira Bushati shkruan se Voltana Ademi është zgjedhur kryebashkiake me votat e shkodranëve dhe meriton që shkrimtari Kadare t’i dalë në mbrojtje njësoj sikurse bëri në rastin e ambasadores Vlahutin.

Kujtojmë se Kadare i dërgoi letër ku i kërkonte falje ambasadores së BE për fjalët që kishte thënë publicisti Kastriot Myftaraj.

Statusi në Facebook i Endira Bushatit:

I nderuar Zoti Kadare, Dy fjalë për Voltanën, Ju lutem.... Voltana Ademi është zgjedhur me votën dërrmuese të popullit shkodran..... .....jo nga përkëmbimet multifaktoriale të Brukselit...

E meriton Shkodra për përfaqësuesen e vet, Zoti Kadare! Është Qyteti më Qytet i Shqipërisë, Zoti Kadare! Është Qyteti që i mjafton vetes....