Macron bisedë telefonike me Netanyahu, thirrje për armëpushim të përhershëm në Gaza

Presidenti francez Emmanuel Macron zhvilloi bisedë telefonike me kryeministrin izraelit Benjamin Netanyahu, për të arritur një armëpushim të përhershëm në Rripin e Gazës, me ndihmën e të gjithë partnerëve rajonalë dhe ndërkombëtarë.

Siç është njoftuar nga Pallati Elysée, Franca do të bashkëpunojë me Jordaninë për operacionet humanitare në Rripin e Gazës.

Zyra e Kryeministrit izraelit tha se Netanyahu dhe Macron diskutuan sulmet nga Houthi në anijet që kalojnë në Detin e Kuq, shkëmbimin e zjarrit midis ushtrisë izraelite dhe Hezbollah në Liban dhe luftën e Izraelit kundër Hamasit në Gaza.