VIDEO/ Marrëveshja për krizën, Fevziu: Andi Bejtja e dinte çdo të ndodhte

Në emisionin e mbrëmshëm “Opinion”, drejtuesi i tij Blendi Fevziu pa e fshehur habinë e madhe, ju drejtua gazetarit Armand Shkullaku dhe e pyeti;

“Si ka mundësi që Andi Bejtja e dinte që në mëngjes se çfarë do të ndodhte, çfarë do të sillte zyrtari i lartë amerikan?! Të gjithë thoshin është vizitë kortezie...”.

Përgjigjja e Shkullakut ishte se Bejtja ka shumë informacion, por në fakt të paktë ishin ata analistë dhe politikanë që besonin, se vizita e zyrtarit të lartë të Departamentit të Shtetit, Hoyt Brajan Yee, mund të sillte zgjidhjen e krizës 3 mujore.