Për herë të parë në 5 vjet, asnjë varkë me emigrantë nuk ka kaluar në kanalin anglez gjatë Krishtlindjeve

Prej pesë vjetësh, për herëtë parë nuk ka pasur asnjë kalim këtë Krishtlindje në kanalin  që emigrantët përdorin për të mbërritur në Britaninë e Madhe. 

Asnjë kalim i Kanalit nuk u zhvillua në prag të Krishtlindjes, ditën e Krishtlindjes apo pas tyre këtë vit, sipas Zyrës së Brendshme.

Kjo do të thotë se prej 10 ditësh nuk ka pasur asnjë mbërritje të regjistruar. Kushtet e këqija të motit kanë kontribuar në pauzën e aktivitetit.

Udhëtimi i fundit u regjistrua më 16 dhjetor, ku vetëm një varkë me 55 persona bëri udhëtimin për në Angli nga Franca, shkruan Sky News. 

Numri i kalimeve këtë vit është 36% më i ulët në krahasim me këtë kohë në vitit të kaluar. Në vitin 2022, një rekord prej 45,774 njerëz mbërritën në Mbretërinë e Bashkuar pas udhëtimit, por totali i këtij viti deri më tani është 29,437

Në fillim të këtij viti, kryeministri britanik Rishi Sunak vendosi trajtimin e rritjes së kalimeve me varka të vogla në krye të listës së detyrave të tij, duke u zotuar të miratojë një ligj të ri për të ndaluar dhe larguar me shpejtësi çdo emigrant që mbërriti.