", "author": { "@type": "Organization", "name": "Syri Net" }, "publisher": { "@type": "Organization", "name": "Syri Net", "logo": { "@type": "ImageObject", "url": "/public/syri/images/logo_png.png", "width": 100, "height": 34 } }, "image": { "@type": "ImageObject", "url": "/uploads/syri.net/images/2023/December/27/auto_hjkghjkjh1703685256.jpg", "width": 900, "height": 495 } }

Asociacioni i komunave me shumicë serbe, Rusia kritikon draftin: Nuk mund të kryhen funksionet ekzekutive

Çështja e ngritjes së Asociacionit të komunave me shumicë serbe është komentuar së fundmi edhe nga Ministria e Punëve të Jashtme të Rusisë.

Përmes një deklarate të zëdhënëses Maria Zakharova, Rusia shprehet se drafti i propozuar për Asociacionin “brenda sistemit qeverisës kosovaro-shqiptar do ta privonte atë nga funksionet e rëndësishme ekzekutive”.

“Nuk ka asnjë alternativë për arritjen e një zgjidhjeje brenda kornizave ligjre”, është shprehur Zakharova.