Presidenti Trump u përgjigjet akuzave se u tregoi rusëve një informacion sekret

Presidenti Donald Trump ka mbrojtur "të drejtën absolute" për të shkëmbyer informacione me Rusinë, pas akuzave se ka treguar diplomatëve rusë informacione sekrete.

Trump shkroi e Twitter se ia kishte ndarë "fakte që kishin të bënin me terrorizmin dhe sigurinë e linjave ajrore" dhe se donte që Rusia të bënte më shumë  për të luftuar Shtetin Islamik.

Theksojmë se Presidenti amerikan u takua me Ministrin e Jashtëm rus Sergei Lavrov në Zyrën Ovale javën e kaluar.

Mediat amerikane raportojnë se Presidenti Trump i ka thënë ministrit të Jashtëm të Rusisë një informacion të klasifikuar.

Sipas “Washington Times”, zbulimi i informacionit të klasifikuar nga Trump konfirmohet nga zyrtarë dhe ish-zyrtarë në Uashington.

Mediat amerikane raportojnë se informacioni ishte siguruar nga një vend partner i SHBA në bazë të një marrëveshje për ndarjen e informacioneve mes Inteligjencës amerikane dhe Inteligjencës së shtetit në fjalë. Ky informacion konsiderohej shumë sekret aq sa detajet janë mbajtur të fshehta edhe ndaj vendeve aleate të SHBA dhe madje brenda qeverisë amerikane./SYRI.net/