Masa e ndalimit të komunikimit nga arresti shtëpiak, Shkëlzen Berisha: Vendim grotesk, do të bëj çdo përpjekje që të takoj babain

Teksa sot pritet që GJKKO të japë vendimin, për të cilin SPAK ka kërkuar ‘arrest shtëpiak’ me mbikëqyrje policore, djali ish-kryeministrit Sali Berisha, Shkëlzen Berisha e ka cilësuar këtë një vendim grotesk.

Ai tha se do të bëjë çmos që të takojë babain e tij.

“Vendim grotesk. Kryetari i opozitës mbahet në arrest shtëpie, ndërkohë nuk ka akuzë. Vendimet e prokurorisë janë të turpshme. do bëj çdo lloj përpjekje që të takoj babain tim. Jam mbështetës i PD, kam qenë gjithmonë mbështes, por nuk kam qejf që të përfshihem politikisht.”, tha ai.