SYRI TV- Dëmtohet rruga e lagjes Gurore në Kurbin, banorët: Nuk njeh investime prej vitesh

SYRI TV- Mungesa e investimeve prej vitesh ka bërë që rruga e lagjes Gurore në Kurbin, të shkojë drejt degradimit.

Banorët thonë se ky aks është degraduar, ndërsa i shërben dy fshatrave të kurbinit.

Ata i kërkojnë Bashkisë Kurbin që shqetësimi i tyre i vazhdueshëm të marrë vëmëndje, pasi mungesa e rrugës i ka penalizuar.

 

Gjithashtu kjo është rruga kryesore që të qon edhe tek varrezat e qytetit, duke bërë shqetësimin edhe më problem, pasi percjellja për në banesën e fundit e personave që ndërrojnë jetë është kthyer në sfidë për qytetarët e Laçit.