Aksident fatal në Nigeri, makinat përplasen kokë më kokë, 11 të vdekur

Një aksident i rëndë me pasojë 11 të vdekur ka ndodhur pas përplasjes kokë më kokë të dy automjeteve në Nigerinë veriore.

Mediat e huaja njoftojnë se, të gjithë pasagjerët në të dyja automjetet vdiqën në vend pas përplasjes në Kwanar Gujungu, një qytet në zonën e qeverisjes lokale Taura të shtetit Jigawa.

Ai fajësoi për përplasjen shpejtësinë e madhe nga drejtuesit e dy makinave. Aksidentet vdekjeprurëse rrugore raportohen shpesh në Nigeri, shpesh të shkaktuara nga mbingarkesa, kushtet e këqija të rrugës dhe pakujdesia.