Fermani që autorizonte ndërtimin e kishave katolike në Shqipëri

Një ferman autorizonte ndërtimin e kishave katolike në Shqipëri.

Nē dhjetor të vitit 1856, Porta e Lartë firmosi dekretin (lexo dokumentin) e lejimit të ndërtimit të kishave katolike në Durrës dhe Tiranë. Arqipeshkvia e Durrësit kumtonte për besimtarët katolikë mbërritjen e ditës së shumëpritur: ndërtimin e objekteve të kultit, ku të krishterët mund të ushtronin lirisht besimin fetar.