Festë dhe tragjedi: Pema e Krishtlindjeve bie mbi qytetarët në Belgjikë

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Belgjikë, ku rrëzimi i një peme Krishlindjeje i ka kushtuar jetën një gruaje 63- vjeçare që po kalonte pranë saj.

Pema e lartësisë prej 20 metrash është rrëzuar për shkak të erës së fortë duke plagosur edhe dy persona të tjerë.

Ngjarja e rëndë ndodhi në një panair Krishtlindjesh në një qytet rreth 50 kilometra larg Brukselit.

Në rrjetet sociale u publikuan pamje që tregojnë rrëzimin e pemës e cila bie mbi njerëzit.

Tashmë autoritetet po merren me hetimin e ngjarjes nëse pema ka qenë e siguruar siç duhej apo jo.