VIDEO-SYRI TV/ Opozita kërkoi mbledhje të Këshillit Bashkiak, Alimehmeti: Veliaj ka frikë nga e vërteta

Kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj refuzoi kërkesën e 22 këshilltarëve të opozitës për mbledhje të posaçme të Këshillit Bashkiak, për të dhënë llogari lidhur me aferën e inceneratorëve.

Në një deklaratë për mediat nga Bashkia e Tiranës, grupi i këshilltarëve të opozitës, Ilir Alimehmeti, Ilda Xhulali dhe Endrit Braimllari akuzuan Veliaj se ka frikë nga e vërteta ndaj shmang përballjen, teksa deklaruan se ai është autori kryesor i aferës me djegësat.