", "author": { "@type": "Organization", "name": "Syri Net" }, "publisher": { "@type": "Organization", "name": "Syri Net", "logo": { "@type": "ImageObject", "url": "/public/syri/images/logo_png.png", "width": 100, "height": 34 } }, "image": { "@type": "ImageObject", "url": "/uploads/syri.net/images/2023/December/21/auto_5454545454541703172683.jpg", "width": 900, "height": 563 } }

VIDEO/ Pamje të rënda nga sulmi në Fakultetin e Arteve në Prangë me disa të vdekur, policia apel qytetarëve: Mos dilni nga banesat

Këto janë pamjet që vijnë  nga Fakulteti i Arteve në Universitetin e Pragës, ku një person ka shtënë me armë duke lënë disa të vdekur dhe disa të plagosur.

Ende nuk dihet bilanci i saktë dhe arsyeja e kësaj ngjarjeje të rëndë, por sipas BBC, policia ka njoftuar se autori i dyshuar i sulmit ka mbetur i vdekur gjatë tentativës për ta arrestuar.

Ndërkohë po ashtu autoritetet u kanë bërë thirrje banorëve, që ndodhen pranë Universitetit të Karlit, të mos dalin nga banesat deri në një njoftim të dytë, kur situata të jetë nën kontroll.