Vendimi i parlamentit për Berishën, Burimi: Skenarin e Shqipërisë po e shohim edhe në SHBA, Berisha si Trumpi
Analisti Genc Burimi në një intervistë në Ora Neës foli për heqjen e imuntetit të ish-kryeministrit Sali Berisha nga Kuvendi. Burimi u shpreh se Berisha dhe Trump janë thuasje identikë në luftën politike.
‘’E pashë si dicka të trishtë nga mënyra se si po zhvillohen këto ngjarje. Berisha nuk mund të jetë i pandjeshëm në një ditë të vecantë.
Për të tani fillon beteja e parë personale e jetës së tij.
Deri tani ka patur beteja që ka bërë në emër të formacionit që ka drejtuar në të kaluarën.
Por sot do i duhet të zhvillojë betejën e tij personale.
Sot skenarin e Shqipërisë po e shohim në SHBA dhe anasjelltas. Trump baras Berisha dhe Berisha baras Trump.
Nuk shoh as te Trump një zmbrapsje, as te Berisha një zmbrapsje’’, tha ndër të tjera Burimi.