Policia e Kosovës sekuestron sirenat e strukturave paralele serbe në veri

Policia e Kosovës i ka sekuestruar sirenat alarmuese në veri të Mitrovicës.

Kështu merr vesh klankosova.tv nga burime të saj.

Këto sirena, keqpërdoreshin nga strukturat paralele të Serbisë, dhe ato aktivizoheshin saherë që grupet kriminale serbe, tentonin t’i mblidhnin qytetarët për huliganizëm e protesta në rrugë ndaj autoriteteve të Kosovës.