Lufta me Hamasin, ministri izraelit: Nuk është koha për armëpushim

Ministri izraelit i Sigurisë Kombëtare, Itamar Ben-Gvir deklaroi se nuk është koha për armëpushim në Gaza.

Përmes një postimi në rrjetin social, X, Ben-Gvir u shpreh se është momenti për “vendosje” ushtarake në Rripin e Gazës, shkruan Al Jazeera.

Ndërkaq, Hamasi ka konfirmuar se lideri i tij politik Ismail Haniyeh ka mbërritur në Egjipt, ndërsa bisedimet mbi një marrëveshje të mundshme armëpushimi vazhdojnë.