‘Il Tempo’: Gjyqtari i Finales së Kupës, turp i ri i futbollit italian!

Paolo Tagliavento nga Terni është zgjedhur për të drejtuar finalen e Kupës së Italisë që do të diskutohet mbrëmjen e së mërkurës mes Juventusit dhe Lazio-s.

Për prestigjiozen italiane “Il Tempo”, zgjedhja e tij nuk është vetëm “komike”, por edhe një “turp i ri i futbollit italian”.

“Arbitri më i urryer nga lacialët dhe i padëshirueshëm në Formello për gabimet e shumta kundër bardhë e kaltërve është caktuar për sfidën e shumëpritur. Me Tagliavento-n në fushë, Lazio ka arritur vetëm një fitore në nëntë ndeshjet e fundit me Tagliavento-n në fushë pas periudhës ‘calciopoli’, kur arbitri përfundoi nën hetim me akuzën se favorizoi Lazio-n në një ndeshje me Bolonjën.

Ai u shpall i pafajshëm, por që atëherë kurrë nuk është treguar i kulluar në fushë dhe bardhë e klatërit, pas Palemos, janë skuadra që ka humbur më shumë ndeshje (13 në total, 12 pas ‘calciopol-it’) kur ka arbitruar Tagliavento. Përveç penalltisë së dhënë në favor të Dzeko-s një metër jashtë zonës së penalltisë në një derbi në nëntor 2015, arbitri nuk u ka dhuruar ‘perla’ të tjera tifozëve lacialë që nga 16 Marsi 2016 (pasi nuk ka arbitruar ndeshje të Lazio-s).

Më shumë se një vit pa hidhërime, sepse liderët e arbitrimit ndoshta e kishin kuptuar kushtëzimin psikologjik anti Lazio, por tashmë vjen ky vendim, një turp i ri i futbollit italian”, shkruan “Il Tempo”.

/Syri.net/