Clapper: Rusia mund të rrëzojë aeroplanët amerikanë

Nuk përjashtohet mundësia që Rusia të rrëzojë aeroplanet amerikan, nëse mbi Sirinë vendoset zonë e ndaluar për fluturime, deklaroi drejtori i Zbulimit Nacional i SHBA-së, James Clapper.

"Nuk e përjashtoj mundësinë që të rrëzohet ndonje aeroplan amerikan, nëse Rusia vlerëson se ai paraqet kërcënim për forcat e tyre tokësore", tha Clapper  në intervistën për CBS.

Ai shtoi se Rusia ka sistemuar nje sistem modern dhe efikas për mbrojtjen antiajrore në Siri. Sipas tij, Siria nuk duhet ta bënte këtë, nëse nuk ka dobi.