Berisha: Nuk e njoh vendimin e komisionit Basha-Brava! Irena Gjoka është shkarkuar nga unë, ky është akti që njihet!

"PD dhe opozita vendoset për motive kryekëput politike në një situatë në të cilën ndodhet partia opozitare në Mianmar, në Rusi dhe në Teheran." - Këtë paralele hoqi sot Kryetari i PD-së, Sali Berisha, lidhur me aksionin politik që ka nisur forca më e madhe opozitare në vend për të mbrojtur të drejtat e veta kushtetuese përballë bllokimit nga Qeveria dhe mazhoranca në parlament. 

"Siç rezistojnë opozitarët në Rusi, në Mianmar, në Iran, - theksoi Berisha, - do rezistojë edhe PD në Shqipëri dhe ajo e tëra do angazhohet në betejën pa kthim për përmbysjen e narkodiktaturës.

Për sa i përket qëndrimit tim, unë e kam bërë të qartë se përsëri nuk e njoh vendimin. Sepse ky vendim është një akt i turpshëm, një akt i neveritshëm i komisionit Basha-Brava.
Po pse është i tillë?!

Unë këtu kam vendimin e gjykatës për Saimir Tahirin, e cila thotë se nuk mund t’i heqim pasaportën Tahirit, pa marrë lejen e parlamentit. Por ajo gjykatëse nuk ishte një vegël e verbër dhe nuk fshihej pas krimit të vet si Irena Gjoka, e shkarkuar nga Sali Berisha, sepse shkarkimi është akti.

Shteti nuk është hakmarrës. Por shkarkimi është i mjaftueshëm që ajo të shkruajë se jam shkarkuar prej tij dhe nuk mund të trajtoj çështjen. Ky është ligji. Dhe ajo nuk është se e forcon, emërimi, ajo e thellon konfliktin e interesit.

Ajo kishte vetëm një rrugë, të thoshte që nuk marrë dosjen. Por ajo kishte marrë përsipër për arsye që do zbërthehen të gjitha, dosjen e Edi Ramës.

Ndërkohë që një gjykatëse tjetër, po njeri i Kushtetutës dhe ligjit, u thotë prokurorëve që pasaportën nuk mund t’ia marrim pa lejen e parlamentit.

A do mundet Edi Rama me diktaturën e tij të krimit, drogës dhe vjedhjes të qëndrojë në pushtet? Unë kam besim absolutisht që jo.

Ai u hodh në këto veprime pikërisht kur opozita u ngrit në këmbë kundër tij.

Ai e di se në këtë mënyrë nuk mund ta mbajë pushtetin.

Sigurisht që krijon disa vështirësi të përkohshme, por vala e fuqishme e revoltës, e mosbindjes civile të popullit opozitar do i japë atij atë vend që meritojnë të gjithë narkodiktatorët në histori. Ndaj kjo jo vetëm që nuk e dobëson, por e forcon më shumë luftën e opozitës."