SHBA – opozitës: Keni të drejtë për narkotrafikun, ja çfarë propozojmë

Kryetari i PD Lulzim Basha zhvilloi një takim rreth 70 minuta me zyrtarin amerikan Hoyt Brian Yee në selinë e PD për të diskutuar për krizën politike në vend.

Syri.net mëson nga burime brenda PD se zyrtari i lartë amerikan pranoi shqetësimet e ngritura nga opozita për kauzën e zgjedhjeve të lira dhe demokratike.

Gjatë bashkëbisedimit me liderin demokrat, Yee përgëzoi opozitën që përmes qëndrimit të saj ka arritur të ndërgjegjësojë kancelaritë europiane për problemin e drogës dhe krimin e organizuar. 

Nga ana tjetër, Lulzim Basha është shprehur se opozita kërkon plotësimin e standardeve të zgjedhjeve dhe ka theksuar se është i gatshëm dhe i hapur që të diskutojë për propozime të tjera që janë të barasvlefshme me paketën përfundimtare që do të çojë në zgjidhjen e krizës. /SYRI.net/