Përfundon takimi i Bashës me zyrtarin amerikan

Rreth 70 minuta ka zgjatur takimi i kryetarit të PD Lulzim Basha me zv/ndihmës sekretarin amerikan të shtetit Hoyt Brian Yee i cili po zhvillon vizitë zyrtare në Tiranë.

Takimi mes tyre u zhvillua në selinë e Partisë Demokratike dhe u diskutua për krizën politike në vend.

Në takim ishin të pranishëm edhe krerët e partive aleate të PD-së si dhe ambasadori i SHBA Donald Lu.

Më herët, zyrtari amerikan u takua me Kryeministrin Edi Rama dhe me kryetarin e Parlamentit Ilir Meta. /SYRI.net/