ZYRTARE/ Ja skuadrat e kualifikuara për sezonin e ardhshëm në Champions

Megjithëse ende nuk kanë përfunduar kampionatet, shumë skuadra zyrtarisht janë kualifikuar sezonin e ardhshëm në Champions League.

Më poshtë kemi publikuar listën e skuadrave që kanë zyrtarizuar kualifikimin në 4 ligat elitare të Europës, transmeton SYRI.net.

Angli: Chelsea dhe Tottenhami e kanë siguruar pjesëmarrjen në Ligën e kampionëve për sezonin e ardhshëm. Liverpooli, Manchester City dhe Arsenal do të luftojnë për vendin e tretë dhe të katërt, ndërsa Manchester United ka mundësinë e artë për tu kualifikuar nëse fiton trofeun në Europa League.

Spanjë: Barcelona dhe Real Madrid do të ndajnë vendin 1 dhe 2, ndërsa Atletico pozicionohet e treta. Në “Play Off’ do të luajë Sevilla që 1 javë para fundit ka siguruar vendin e katërt.

Itali: Zyrtarisht në garë për Champions League janë: Juventus, Roma dhe Napoli. Njëra prej Romës apo Napolit do t’i shmanget “Play off-it”.

Gjermani: Bayern Munchen dhe RB Leipzig janë dy skuadrat të kualifikuara zyrtarisht për në fazën e grupeve. Në ndeshjen e fundit garë interesante do të jetë ndërmjet Dortmundit dhe Hoffenheimit për vendin e tretë që dërgon direkt në fazën e grupeve.