Macron zgjedh republikanin Edouard Philippe si Kryeministrin e ri të Francës

Presidenti Emmanuel Macron ka zgjedhur politikanin e qendrës së djathtë Edouard Philippe si Kryeministrin e ri te Francës.

Zgjedhja e 46-vjecarit është parë si një përpjekje për të përzgjedhur figurat kryesore nga partitë e djathta dhe të majta të politikës franceze.

Emërtimi i një kryeministrit të ri, i cili erdhi pas shumë spekulimesh, ishte vendimi i parë i madh i zotit Macron .

Edouard Philippe është një i zgjedhur i të djathtës së moderuar, anëtar i partisë “Republikanët” (LR) dhe bashkëpunëtori i afërt i ish-kryeministrit Alain Jupe./SYRI.net/