'Papërgjegjshmëri komike dhe tragjike në kurrizin e një populli'

Nga Tritan Shehu.

Rama hodhi fishekzjarre edhe në Bruksel, po Brukseli na la jashtë përsëri, ndërsa sot Kryeministri kërkon t’i fshihet realitetit si mbreti lakuriq!

Asnjë hap përpara drejt Europës. E dhimbshme! Jo për faj të Greqisë mike!

Jemi përsëri në nivelin e 2013-ës përballë BE-së në procesin e integrimit. Në të vërtetë edhe më keq, kemi humbur 10 vite! Edhe Rama po përpiqet të fshehë të vërtetën me lojëra fjalësh.

Këshilli i Europës vendosi shtatë kushte për çeljen e kapitujve dhe sipas këtyre kushteve nuk kemi të bëjmë me çështjen “Beleri” si çështje bilaterale me Greqinë. Ajo është vetëm një simptomë e deformimeve të thella e të gjera të demokracisë, e një drejtësie nën urdhrat e regjimit, shkeljeve të të drejtave, etj. Ndërsa “harku” i kushteve është shumë më i gjerë, prek në origjinë, sepse ky është dhe realiteti ynë autokratik, që nga dialogu i brendshëm, qëndrimi ndaj medias, respektimi i parimeve të demokracisë, lufta me krimin e korrupsionin etj.

Megjithatë Rama për të disatën herë do të hedhë fishekzjarre e do të hapë shampanjë, do të bëje festë për të festuar dështimin e radhës!

Qesharake kjo! Papërgjegjshmëri komike, por dhe tragjike në kurrizin e një populli.