Divorc i pashmangshëm, Dortmundi gjen zëvendësuesin e Aubameyang

Pierre Emerick Aubameyang në fund të sezonit pritet të largohet nga Borussia Dortmund.

Por verdhezinjtë nuk kanë qëndruar duarkryq dhe kanë gjetur zëvendësimin për sulmuesin gabonez. Është talenti i madh turk, Enes Unal që shihet si zëvendësimi adekuat për afrikanin.

Sipas medieve gjermane, Dortmund ka filluar bisedimet me Cityn për një transferim të Unal në Bundesliga. 20-vjeçari ka qenë i huazuar në Holandë tek Twente ku ka shkëlqyer me 17 gola të shënuar dhe katër asistime.

Dortmund është e gatshme të paguaj rreth 20 milionë euro për transferimin e turkut në elitën e futbollit gjerman. Kujtojmë që Unal ka një kontratë valide me Manchester Cityn deri në qershor të vitit 2019. / telegrafi