VIDEO-SYRI TV/ Fasonët në alarm pas zhvlerësimit të euros: Jemi në prag të falimentimit

Biznesi fasonerisë reflekton krizë financiare për shkak të zhvlerësimit të Euros. Përfaqësues të këtij sektori kërkojnë stabilitet të këmbimit valutor pasi janë në prag të falimentit e për pasojë edhe mbylljen e qindra vendeve të punës. Gjatë një takimi të zhvilluar në Berat, anëtarët e shoqatës Pro-Eksport Albania’ shprehen se nëse kërkesat e tyre nuk merren parasysh nga shteti ky sektor e ka të pashmangshëm deficitin final.

Nga SYRI TV

Sektori fason në vendin tonë pa has vështirësi të mëdha për shkak të zhvlerësimit të monedhës evropiane, krahasuar me monedhën vendase, lekun. Ky zhvlerësim i euros ka sjellë probleme të cilat sipas përfaqësuesve të këtij sektori janë të vështira për tu rikuperuar.

Gjatë një takimi të zhvilluar në Berat, shoqata e fasovëve të Beratit, Elbasanit, Fierit dhe Lushnjes ngritën alarmin për shkurtimin e vendeve të punës e për pasojë edhe ngrëç tek shumë ekonomi familjare.

Kryetari i Shoqatës ‘Pro-Eksport Albania’, Dritan Prençe shprehet se fasonët shqiptarë po shkojnë drejt falimentimit për shkak të mos ndërhyrjes së institucioneve shtetërore.

Përfaqësuesit e fasonerive ka deklaruar se bizneset se janë në krizë, pasi zhvlerësimi i Euros me 20% ka ndikuar në largimin e klientëve të deri tanishëm pasi rritja e kostove është reflektuar në çmim, e për pasojë klientët janë orientuar në vende të tjerë me stabilitet të monedha vendase përballë shteteve në tregti evropiane.

Koordinatori i shoqatës Pro-Eksport Albania’, Florian Zekja pohon se deklaratat e bëra nga Banka e Shqipërisë se këtë vit, sektori i fasoneve ka pasur rritjen më të lartë me 25% nuk është e vërtetë pasi shifrat e rënies ekonomike të sektorit fason vijojnë të kenë tregues negativ.