Arrestohet në Spanjë serbi, u kap me 23 kilogramë kokainë

Policia spanjolle ka sekuestruar 23 kilogramë kokainë në lagjen San Blas-Caniljejas, vlera e së cilës është 1.8 milion euro.

Të martën, gjatë një patrullimi të rregullt, oficerët e policisë nga distrikti San Blas-Caniljejas vunë re dy persona që po largoheshin nga automjeti ‘Mercedes A Class’ me dy valixhe dhe një çantë sportive, të cilat i lëshuan pasi i panë ata.

Një burrë me pasaportë të Serbisë u arrestua ndërsa ai është i lidhur me trafikun ‘në shkallë të gjerë’ të drogës.

Një person tjetër ka arritur të largohet nga vendi i ngjarjes, raporton N1.

Janë konfiskuar edhe makina për ambalazhim me vakum, si dhe aksesorë shtesë.

Pas matjeve u konstatua se janë sekuestruar gjithsej 23.23 kilogramë kokainë.