EMRAT/ Vritet i dënuari në burgun e Peqinit, dy të tjerë të plagosur

Arben Lleshi i ekstraduar nga Anglia, i dënuar me burg për jetë për vrasjen e Agim Hoxhës në Londër, është vrarë brenda qelisë në burgun e sigurisë së lartë në Peqin.

Ai kishte marrë një plumb në qafë dhe ka ndërruar jetë.

Autori këtij krimi është një tjetër i dënuar me burg për jetë, Sokol Mjacaj.

Krimi është bërë me një pistoletë që është futur në burg me anë të një droni.

Te plagosur nga plumbat kane mbetur dy te dënuar me burg për jetë. Bëhet fjalë për Ilir Xhakaj, i dënuar me burg për jetë për vrasjen e kryekomisarit Adem Tahiraj, në vitin 2012 dhe Indrit Shaqja i denuar per vrasjen e dy motrave ne Durres.

Ende është e paqartë dinamika e kësaj ngjarje shumë të rëndë të ndodhur brenda burgut të sigurisë së lartë në Peqin.