Fukushima, fermerët japonezë fillojnë mbjelljen e orizit në tokat ‘bërthamore’

Fermerët japonez kanë filluar të mbjellin oriz në një fshat të Fukushimas për herë të parë pas shkatërrimit bërthamor, që çoi në evakuimin e banorëve.

Tetë fermerë në fshatin Litate planifikojnë të rifillojnë rritjen e orizit këtë vit në një zonë prej 7 hektarësh.

Urdhrat e evakuimit për një pjesë të fshatit u hoqën në fund të marsit, raporton "Japan Times". 

Fermerët do të kryejnë teste rrezatimi para se ta dërgojnë orizin tek shitësit.

Megjithatë orizi i rritur në Litate nuk ka treguar nivele radioaktiviteti përtej standardeve të sigurisë./SYRI.net/