Lushnjë: Digjet një shtëpi në fshatin Bubullimë, humb jetën i moshuari

Një i moshuar, 82 vjeç, Koli Koçi, banor i fshatit Bubullimë të Lushnjës, ka humbur jetën gjatë natës për shkak të zjarrit që ka rënë në shtëpinë e tij. Bashkëshortja e tij Kristina Koçi ka shpëtuar.

Zjarrfikësit kanë shkuar menjëhërë në vendin e ngjarjes dhe kanë shuar zjarrin.

Dyshohet se shkak i zjarrit është bërë një shkëndijë elektrike, megjithatë Policia e Lushnjës ka nisur hetimet.

Gaetari i SYRI TV solli pamjet nga vendi ku ndodhi fatkeqësia.