Shpërbëhet banda e 'skifterëve' shqiptarë në Belgjikë, 6 të arrestuar

Policia e  Limburgut në Belgjikë ka arrestuar një bandë hajdutësh prej gjashtë anëtarësh, të gjithë me origjinë shqiptare, pas vjedhjeve në Beverlo, Zonhoven dhe Kuringen.

Pesë persona janë tashmë në burg ndërsa i gjashti do të dalë sot pasdite para gjyqtarit hetues të Hasselt.

Policia e Limburgut kreu një hetim pas një vjedhjeje në një shtëpi në Beverlo. Banda ishte e ‘specializuar’ për vjedhjet në shtëpi. Sendet e vjedhura përbëheshin kryesisht nga bizhuteri dhe para, por edhe pajisje elektronike dhe çanta të shtrenjta.