Ushtria siriane rimerr një aeroport ushtarak të kontrolluar nga ISIS-i

 Ushtria siriane rimori aeroportin ushtarak të Jarrahut, në veri të vendit, që ishte në duart e grupit të Shtetit Islamik që prej vitit 2014, konfirmoi Observatori sirian i të Drejtave Njeriut dhe një burim ushtarak.

“Ushtria mori kontrollin e aeroportit të Jarrahut dhe po kryen aktualisht operacionet e kërkimit. Pothuajse të gjithë xhihadistët janë larguar nga vendi, por luftimet vazhdojnë kundër një pjese të vogël të tyre”, deklaroi drejtori i OSDH-së, Rami Abdel Rahmane.

Ai theksoi se aeroporti kishte pësuar dëme të konsiderueshme për shkak të sulmeve intensive të aviacionit rus. Që prej fillimit të ofensivës së ushtrisë në lindje Alepos në janar 2017, ushtria ka marrë kontrollin e më shumë se 170 fshatrave