Senati amerikan- Presidentit Trump: Dorëzo të gjitha bisedat me drejtorin e FBI-së!

Ligjvënësit e lartë amerikanë i kanë bërë thirrje Presidentit Donald Trump të dorëzojë çdo regjistrim të bisedave me ish- drejtorin e FBI-së, James Comey.

Udhëheqësi Demokratik i Senatit, Charles Schumer, paralajmëroi se shkatërrimi i ndonjë prej kasetave do të thyente ligjin.

Senatorja republikane  Lindsey Graham gjithashtu u shpreh se Shtëpia e Bardhë duhej t’i jepte fund spekulimeve nëse ekzistonin ose jo audo-regjistrime të këtyre bisedave.

Komentet vijnë pasi Trump paralajmëroi drejtorin e FBI-së të mos publikonte bisedat e tyre në media/SYRI.net/