Vula e PD, Gjykata e Lartë cakton datën për seancën e parë

Gjykata e Lartë ka caktuar datën 27 Dhjetor për të shqyrtuar çështjen e legjitimitetit të vulës së Partisë Demokratike.

Në një njoftim nga ky institucion bëhet me dije se trupa gjykuese që do të shqyrtojë kërkesën e bërë nga Komisioni i Përkohshëm i Rithemelimit, përbëhet nga Artur Kalaja, Ervin Pupe dhe Darjel Sina.

Gjykata e Lartë do të shqyrtojë kërkesën e Komisionit të Përkohshëm të Rithemelimit, ku kundërshtohet vendimi i Gjykatës së Apelit, marrë në datën 3 Mars 2023 që shfuqizoi vendimin e gjyqtarit të shkallës së parë, Agron Zhukri, i cili njohu ‘Rithemelimin’ si organ drejtues të PD në zbatim të vendimeve të Kuvendit Kombëtar të datës 11 dhjetor 2021.