Mbledhja e grupit/ Rama konfirmon se do vazhdojnë goditjet antikushtetuese kundër opozitës në Kuvend

Grupi parlamentar i Partisë Socialiste u mblodh mëngjesin e sotëm në një takim ku i pranishëm ishte edhe kryeministri Edi Rama.

Burime nga mbledhja e grupit parlamentar thanë për SYRI TV se Rama ka kërkuar prezencën e të gjithë deputetëve në Kuvend.

Rama ka qenë i ashpër me deputetët që mungojnë në Kuvend, për shkak see mezi bëhen numrat në seancë.

Sa i përket qasjes ndaj opozitës, ajo nuk do të ndryshojë, PS do të vijojë të mbajë të njëjtin qëndrim.

Në 14 dhjetor do të votohet ndryshimi i rregullores për të përjashtuar deputetët deri në 60 ditë. Ndryshimi do miratohet pas diskutimit në Këshillin e Mandateve.

Në 14 dhjetor do të votohet edhe marreveshja me Italinë.