Vidhet gjatë natës zdrukthtaria në Shkodër, hajdutët marrin disa pajisje pune

Një zdrukthtari është vjedhur gjatë natës në lagjen “Salo Halili” në Shkodër.

“Gjatë natës janë vjedhur disa pajisje pune në repartin e zdrukthtarisë në në lagjen “Salo Halili””, thuhet në njoftimin e Policisë.

Ndërkohë, për këtë rast, specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Shkodër referuan materialet procedurale në Prokurori dhe po punojnë për zbardhjen e rastit dhe identifikimin e autorit/ëve.