Miku i ngushtë i Kim Kardashian tregon si ndihet ajo pas grabitjes në Paris

Jonathan Cheban, miku i ngushtë i Kim Kardashian, vizitoi mikeshën e tij në apartamentin e saj New York City, të mërkurën, 4 tetor. Pasi doli nga apartamenti, Cheban u pyet se si ishte mikesha e tij pas rrëmbimit në Paris: “Jo shumë mirë”, – u tha ai reporterëve. Cheban është i pari që flet për Kardashian-Jenner, pas sulmit në Paris.

Ajo që i ndodhi ishte vërtet e tmerrshme dhe askush nuk e merr dot me mend tronditjen. Ndërsa ishte në Francë për Paris Fashion Week, Kim Kardashian u mbajt në shënjestër nga 5 burra të veshur si policë, të cilët më pas i grabitën një shumë prej 10 milionë bizhuteri, duke përfshirë edhe unazën e saj të martesës.

Ngjarja ndodhi të hënën në orën 2:30 të mëngjesit, pasi 5 burra i hynë në apartament Kim-it në Hotel de Pourtales. Sipas raporteve të policisë, grabitësit shmangën edhe rojat e natës, morën çelësin e Kim dhe gjetën rezidencën e saj luksoze. Pasi hynë brenda, e lidhën Kim-in dhe e futën në vaskën e banjës. Pastaj ikën me një unazë që kushton 4.5 milionë dollarë dhe me 5.6 milionë dollarë të tjera bizhuteri.

Kanye West, i cili ishte duke performuar në “Meadows Festival in Queens”, NY, të dielën në mbrëmje, pasi u lajmërua për incidentin, la skenën duke lajmëruar “emergjencë familjare”. Për fat të mirë, fëmijët North dhe Saint nuk ishin në rezidencë kur ndodhi aksidenti.

Kim fluturoi nga Parisi me një avion privat shumë e tronditur, por pa lëndime fizike.