VIDEO-SYRI TV/ Këlliçi publikon dokumentet për ‘djegësat’, Veliaj përgjegjësi kryesor

Belind Këlliçi ka publikuar sot dokumente, që sipas tij janë fshehur nga SPAK për të amnistuar Erion Veliajn. Këlliçi publikoi shkresa dhe korrespodenca, se si inceneratori u krijua me kërkesë të Veliajt, që në kundërshtim me ligjin shmangu Këshillin Bashkiak dhe Këshillin e Qarkut. Sipas Këlliçit edhe sot Kryebashkiaku Veliaj në mënyrë të kundërligjshme mban peng projektin, e kjo e faktuar nga shkresat e Ministres së infrastrukturës Belinda Balluku.

Nga SYRI TV

Ishdeputeti i Partisë Demokratike, Belind Këlliçi bëri publik këtë të shtunë dokumentet që sipas tij janë fshehur nga SPAK-u me qëllim për të mbrojtur dhe amnistuar Erion Veliajn, lidhur me aferën e djegësve.

Në konferencën e përbashkët me kryetarin e PD-së, Sali Berisha, Këlliçi deklaroi se firma e Erion Veliaj, tregon e zeza mbi të bardhë se ai është përgjegjës kryesor për vjedhje me inceneratorët, por SPAK refuzon ta shohë.

Këlliçi solli edhe korrespodencën e Ministrisë së Infrastrukturës Belinda Balluku me Erion Veliajt, ku sipas tij shihet qartë që kryebashkiaku mbajti peng qëllimisht në mënyrë të kundërligjshme projektin, edhe pse në dijeni që kompania e djegësit nuk ekzistonte.

Ndërkohë edhe arrestimi dy drejtorëve të Bashkisë nga SPAK, për Këlliçin është 5 muaj i vonuar,  pasi përfshirja e tyre ishte e dokumentuar që në dosjen e GJKKO në muajin korrik. Këlliçi i kërkoi SPAK-ut të hetojë pronarin e vërtetë të djegësve, Erion Veliajn.