U arrestua në Kosovë/ Del FOTO e Gëzim Çelës, 'baronit të drogës', i cili ishte në kërkim ndërkombëtar

Gëzim Çela, i shpallur në kërkim për operacionin nga autoritetet shqiptare, u vu në pranga gjatë një aksioni të përbashkët mes Policisë Shqiptare dhe Policisë së Kosovës.

SYRI ka siguruar foton e Gëzim Çelës të arrestuar nga autoritetet pasi ishte shpallur në kërkim nga policia në kuadër të operacionit “Flakë në det”, për rastin e trafikut dhe shkëmbimit të hashashit me kokainë në mes të detit.

Çela ishte në arrati që prej vitit 2014 kur u zbulua laboratori i heroinës në Fushë Kuqe, por vijonte aktivitetin e drogës edhe gjatë këtyre viteve.