“Dhjetori i historisë dhe librave: Berisha fton qytetarët në përkujtimin e Lëvizjes së Dhjetorit

Partia Demokratike, kryetari i saj Sali Berisha, do të përkujtojnë sot në Ditën e Rinisë, Lëvizjen e Dhjetorit 1990 në një aktivitetet që do të zhvillohet në orën 11:00 në selinë e PD.

Berisha i ka ftuar qytetarët në mbarë vendin ta ndjekin direkt takimin direkt në media ose në rrjetet sociale, të organizuar nën titullin "Dhjetori i Historisë dhe Librave".

Ky përkujtim vjen në një kohë kur forcat opozitare kanë nisur protestën e tyre në Kuvendin e Shqipërisë për të mos iu mohuar pikërisht ato të drejta që fituan falë pluralizimit që u vendos në vend më 8 dhjetor 1990, fryt i protestave të fuqishme studentore kundër diktaturës.