Londër/ Policia shton mbrojtjen ndaj hebrenjve gjatë festivalit të tyre

Policia në Londër do të ofrojë më shumë mbrojtje për komunitetin hebre në qytet gjatë festivalit Hanukkah. Policët do të shtojnë patrullat dhe kontrollet në aktivitetet e këtij festivali për shkak të konfliktit mes Izraelit dhe Hamasit, e rritjes së urrejtjes kundër hebrenjve në Britani.

Në një deklaratë, policia tha se komuniteti hebre do të shohë më shumë policë nëpër lagje dhe bizneseve, shkollave e vendeve fetare, raportoi SkyNews.

Qëllimi është të sigurohen të gjithë dhe të ndihen të sigurt për të festuar me familjen dhe miqtë. Hanukkah filloi më 7 dhjetor dhe zgjatë tetë ditë. Ndryshe njihet si Festivali i Dritave dhe festohet nga hebrenjtë.